Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri përmes një postimi ka kujtuar 27 Prillin kur në Maqedoninë e Veriut për herë të parë u zgjodh një shqiptarë për kryetarë të parlamentit të Maqedonisë së Veriut me sakrificë e me gjak, atë kohë, disa deputetë ikën nga Kuvendi, nga ai moment historik, e në mesin e tyre iku edhe Afrim Gashi. Ai iku duke thënë se një shqiptar Kryetar Kuvendi nuk ka peshë, është vetëm simbolikë, nuk votoi Talat Xhaferin dhe sikur të mos mjaftonte kjo, iku edhe kur rrezikohej jeta e kolegëve të tij shqiptarë, shkruan Top24
“Momenti historik ishte më 27 prill 2017, kur për herë të parë shqiptarët, me sakrificë e me gjak fituan Kryetarin e Parlamentit. Në atë kohë, disa deputetë ikën nga Kuvendi, nga ai moment historik, e në mesin e tyre iku edhe Afrim Gashi. Ai iku duke thënë se një shqiptar Kryetar Kuvendi nuk ka peshë, është vetëm simbolikë, nuk votoi Talat Xhaferin dhe sikur të mos mjaftonte kjo, iku edhe kur rrezikohej jeta e kolegëve të tij shqiptarë. Sot, po i njëjti tenton që zgjedhjen e tij ta quaj moment historik, duke u zgjedhur në një post që vetë ai e quajti të pavlerë dhe kërkon që të tjerët të bëjnë atë që se bëri ai.
Sot Gashi duhet të jetë mirënjohës që, edhe pse pa legjitimitet, po shfrytëzon një kauzë të fituar nga partitë që atëherë luftuan dhe e fituan këtë kauzë derisa Gashi IKU!”, shkruan Zeqiri.