Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela thotë se, u bë mirë, që Gruevskit ju pamundësua ta bëjë qeverinë e ardhshme të Maqedonisë. “Do të ishte absurd nëse ne shqiptarët do tia mundësonin këtë një personi që bëri fushatë kundër shqiptarëve”, theksoi Sela në TV21, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Ai thotë se, do të bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme me LSDM-në, nëse paraprakisht votohet Ligji për Gjuhën Shqipe, të rishikohet buxheti i Maqedonisë si të mundësohet zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale. Pastaj thotë se do të vijë koha kur duhet të bëhen ndryshimet Kushtetuese. Ai thekson se nëse LSDM-ja nuk i plotëson kushtet, shqiptarët do ti bojkotojnë zgjedhjet dhe do ti krijojnë institucionet e tyre, përfshirë edhe Parlamentin shqiptar. (INA)