Kjo është porosia e Brukselit për Ivanovin

BE–ja pas mosarritjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë mes VMRO-DPMNE-së si parti fituese në zgjedhjet e fundit dhe BDI-së, bëri të ditur se pret që presidenti Ivanov të bëjë konsultime urgjente me forcat politike në vend dhe të caktojë një lider për formimin e, siç thuhet, një qeverie sa më të gjerë”.

Në një konferencë shtypi në Komisionin Evropian ka kumtuar zëdhënësja Maja Kocijançiq, në emër të Brukselit zyrtar edhe njëherë tërhoqi vërejten se vendi nuk ka kohë për të humbur.

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politik në vend, duke llogaritur edhe Presidentin, të veprojnë në mënyrë të qetë dhe konstruktive me përgjegjësi të plotë për zgjidhjen e situatës së tanishme. E dini se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe në këtë drejtim presim që presidenti, sipas Kushtetutës, të bëjë konsultime urgjente dhe të hapura me forcat politike dhe sa më shpejtë të caktojë lider për të formuar Qeverinë, e cila do të gjejë bazë të përbashkët për formimin e një koalicioni stabil, solid dhe të përgjegjshme” – ka thënë Kocijançiq.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian sqaroi një herë se cilët janë pritjet e BE-së lidhur me atë se si dëshirojnë të duket qeveria e re e Maqedonisë.

“Siç kemi thënë paraprakisht, një koalicion i këtillë duhet të jetë mudësisht më e gjerë dhe të mbështetet në konsenzus të fuqishëm, inkluziv e reformues dhe bashkëpunim ndëretnik.Presim nga qeveria e ardhshme dhe nga të gjithë forcat politike në vend që të vazhdojnë me implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe zgjidhjen e prioriteteve urgjente reformuese, ngase e gjithë kjo është vitale për progresin e mëtejshëm të vendit në rrugën kah integrimet evropiane dhe për këtë janë obliguar të gjithë partitë politike – ka shtuar Maja Kocijançiq.

Ndërkohë ish-ndërmjetësi belg Piter Van Hojt nëpërmjet rrjeteve sociale ka komentuar se nëse Ivanov nuk ia beson mandatin LSDM-së, do të bëjë gabim ku do të minohen Kushtetuta dhe parimet demokratike.

“Tani presim që presidenti t`ia besojë mandatin dikujt tjetër. Edhe pse Kushtetuta nuk është e qartë rreth kësaj, është e qartë se në linjë me standardet e pranuara ndërkombëtare, mandatin duhet ta marrë partia e dytë. Gruevski nuk negocionte si individ, por si lider i VMRO-DPMNE-së. Të zgjidhet dikush tjetër nga partia e njëjtë do të ishte një gabim i madh, kundër kushtetutës, kundër standardeve demokratike dhe do të rezultojë me anulime tjera” – ka shkruar diplomati belg Piter Van Hojt në rrjetin social Tuitter.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu