Mbrëmjen e djeshme, opinionisti i tre edicioneve të “Big Brother Vip”, Arbër Hajdari, ka folur për lojën e ish-konkurrentëve në këto tre vite.
I pyetur në ‘Cherry on Top’ ,se cilët janë konkurrentë që kanë pasur strategjinë më të mirë në lojë, ai ka veçuar Ilir Shaqirin, Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.
Për këtë të fundit, ai u shpreh se është e vështirtë që një tjetër lojtar ta konkurrojë lojën e tij.
Bora Zemani: Cili kishte strategjinë më të mirë?
Hajdari: “Për mua ka qenë Iliri, Donaldi dhe Luiz Ejlli pa dyshim. Këta të tre sepse në “Big 1”, Iliri që në nisje të programit filloi të krijonte një ekip, dhe Donaldi që duhej të luftonte të gjitha këto aleanca që Iliri kishte bërë.
Ndërsa Luizi ndryshoi rregullat me lojën që bëri. Një djalë intuitiv me qëllime të qarta. Flinte pak, ishte atje ku ishte debati dhe dinte të bëhej pjesë. Kishte dhe fjalë që nuk uhej t’i thonte, por i balanconte me batutat, këngët. Është vështirë që të dalë një lojtar tjetër që mund të konkurrojë lojën e tij”.