Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e demanton kronikën e sotme në TV-Alsat në lidhje me mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të BDI-së dhe në ve[anti apostrofimin e pavërtetë të emrave të anëtarëve të Kryesisë së partisë për gjoja përkrahje të njërës apo tjetrës parti maqedonase të cilën e hedhim poshtë si tërësisht të pasaktë dhe spekulativ.
“Në mbledhjet disajavore të Kryesisë së BDI-së është diskutuar në mënyrë analitike dhe konstruktive duke marrë parasysh gjithëmonë interesat e shqiptarëve, BDI-së si dhe të gjithë qytetarëve, andaj dhe cdo përcaktim i djeshëm ishte i njëzëshëm pa asnjë përcaktim pro njërës ose tjetrës parti maqedonase, por vetëm pro kryetarit Ali Ahmeti, BDI-së, shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të vendit.
Lusim mediat që ta përkujdesen për seriozitetin në raportimin e tyre dhe të përmbahen tërësisht nga lajmet e rime spekulative, ndërsa ftojmë publikun që të merr me rezervë lajmet e tilla të pakonfirmuara dhe pa deklarata zyrtare”, kanë theksuar në BDI.