Ky është shteti i parë në botë që do ndalojë hyrjen e Amerikanëve

Irani ka njoftuar se do të ndalojë hyrjen në vend të të gjithë qytetarëve amerikanë si kundërpërgjigje ndaj urdhrit të Donald Trump që ndalon emigracionin nga shtatë vende me shumicë Myslimane. Lajmin e dha Ministria e Jashtme e Iranit nëpërmjet një komunikate për media.

Ky vendim i Teheranit është marrë si kundërpërgjigje ndaj pezullimit të vizave që presidenti amerikan, Donald Trump vendosi për shtatë shtete Myslimane, përfshirë këtu edhe Iranin. Ndalesa e SHBA-ve është “një fyerje për botën Islamike dhe në veçanti shtetin e madh të Iranit”, thuhet në komunikatë. Trump vendosi të ndalojë hyrjen në SHBA të qytetarëve të Iranit, Jemenit, Somalisë, Libisë, Sudanit, Irakut dhe Sirisë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu