Një nga kompanitë më të mëdha në glob, Google, ka vendosur të kundërshtojë politikat e presidentit amerikan Donal Trump, kryesisht atë për ndalimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, që janë shumica myslimanë.
Duke qenë se burimet më të mëdha njerëzore, kësaj kompanie i vijnë nga emigrantët dhe këtu përfshihen edhe myslimanët, dëmi që mund t’i shkaktohet është goxha i madh.
“Jemi shumë të shqetësuar për pasojat e këtij vendimi dhe kemi menduar që të kontribuojmë me plot 4 milionë $ në mbështetje të emigrantëve dhe kundër politikës së Trump”, – ka shkruar CEO i Google. “Këto para do të shkojnë në ndërtimin e strehave për emigrantët dhe sigurimin e kushteve të mira të jetesës”.
Pritet që kjo shumë të shkojë deri në 24 milionë $.