Krerët e koalicionit VLEN mbrëmë në një takim në Gostivar kanë diskutuar dhe harmonizuar marrëveshjen me VMRO-DPMNE për formimin e Qeverisë.
Siç mëson INA, në fokusin e takimit ka qenë edhe eshaloni i dytë dhe i tretë i pushtetit si dhe bisedimet që janë drejt finalizimit.
Në këtë takim përpos Arben Taravarit, Afrim Gashit, Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit ka qenë edhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi.