Serwer: Tani është koha për ushtrinë e Kosovës

Kështu ka deklaruar analisti i i njohur amerikan Daniel Serwer në një intervistë për televizionon publik të Kosoves.

Serwer ka thënë se tashmë ka ardhur koha për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Dialogu Kosovë-Serbi, sipas Daniel Serwerit, duhet të japë rezultate të balancuara për të dyja palët, gjë që ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Ai ka thënë se nga të dyja anët, sa i përket dialogut ka mjaft ndjenja të forta dhe nuk është reale të priten rezultate shumë të shpejta.

Mendoj se në Kosovë aktualisht po ballafaqoheni me shumë çështje të vështira siç është marrëveshja për asociacionin e komunave serbe, e cila është sidomos e vështirë sa i përket Prishtinës.

Ka gjëra të tjera që janë të vështira në anën e Beogradit. Rezultati duhet të jetë i balancuar në mënyrë të arsyeshme.

Të qenit pro dialogut sipas Serwerit e nënkupton mbështetjen e shtetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Serwer: Shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pavarësinë edhe sovranitetin e Kosovës

Por disa njerëz nuk janë të interesuar në shtetësinë e Kosovës por janë të interesuar në bashkimin me Shqipërinë apo diçka të ngjashme. Sipas pikëvështrimit tim nëse jeni patriotë kosovarë atëherë e mbështesni dialogun dhe nëse do ta shkrini Kosovën me një shtet siç është Shqipëria atëherë mund të jeni kundër dialogut. Fatmirësisht shumica e kosovarëve e mbështesin shtetësinë, pavarësinë edhe sovranitetin e Kosovës ashtu siç e mbështesë unë.

Sipas drejtuesit të Institutit për Marrëdhënie Transatlantike tashmë janë pjekur kushtet për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Serwer: Ka ardhur koha për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Mendoj se Kosova duhet të ketë ushtrinë e vet por për çfarë do të përgatitet të bëjë kjo forcë ushtarake në rrethanat politike dhe diplomatike të Kosovës. Nëse Kosova njihet shtet nga Beogradi mund t’i orientojë forcat e saj ushtarake më pak drejt mbrojtjes e më shumë drejt pjesëmarrjes në operacione ndërkombëtare ashtu siç kanë bërë disa shtete të Ballkanit. Andaj çështja e dialogut dhe e ushtrisë, e asaj se çfarë është e aftë të bëjë kjo ushtri janë mjaft ngushtë të lidhura

Ndërkaq Daniel Serwer analogjinë mes Kosovës dhe Krimesë e quajti të gabuar. Sipas tij, kjo është politikë e presidentit rus Vlladimir Putin dhe nuk meriton t’i kushtohet vëmendje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu