Mickoski merr mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe zyrtarisht sot e ka pranuar mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

Ajo tha se Mickoski ka mundësi serioze për formimin e ekzekutivit të ri atje.

“Gjatë konstituimit të Kuvendit, të rikujtoj se kryetari i Kuvendit u zgjodh me 76 vota “për”. Ky rezultat dhe bisedimet që vijojnë, më japin të drejtë, që të vlerësoj se lideri i VMRO-DPMNE-së, zotëri Hristijan Mickoski, ka mundësi serioze të formojë qeveri, gjegjësisht të marrë 61 vota”, tha ajo, shkruan Alsat-M.

E në anën tjetër Mickoski, pasi e mori mandatin, duke paralajmëruar reforma rrënjësore në çdo sferë, deklaroi se së shpejti pritet që të formohet qeveria, konkretisht para afatit të parashikuar ligjor.

Dua të paralajmëroj se prej sot, së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese. Qeveria e cila do të ketë qëllimin dhe detyrën kryesore që të merret me reformat. T’i lëvizë proceset përpara. Të mos fundosemi si shtet dhe shoqëri në moçalin politik, grindjeve politike, por ta zhvillojmë shtetin tonë. Qytetarët e vendit të ndjehen mirë, të mos ketë qytetarë, të rendit të parë dhe të dytë, por të gjithë ne të jemi të barabartë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ai tha se qeveria mund të votohet që nesër, por sfidë do të jetë të sigurohet shumicë prej dy të tretave në Kuvend, e cila, do të jetë e nevojshme për ristrukturimin e qeverisë dhe një sërë ligjesh të tjera reformuese.

“Realizimi dhe votimi në kuadër të Kuvendit mund të jetë që nesër, pasi siç është e strukturuar qeveria VMRO-DPMNE-ja ka 61 deputetë. Formalisht, ne mundemi të zgjedhim qeverinë e re, që nesër. Duke i pasur parasysh bisedimet të cilat kanë mbaruar, koalicioni i cili është bërë. Atëherë mund të them se sfida jonë është që do të ketë shumicë prej dy të tretave në Kuvend”, u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së.

Hristijan Mickoski, brenda 20 ditëve duhet në Kuvend ta dorëzojë programin dhe përbërjen qeveritare.

Gjatë kësaj periudhe, duhet të mbahet seanca kuvendore ku së paku 61 deputetë duhet të votojnë për formimin e qeverisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu