“Ahmeti ra dakord me Gruevskin, por e prishi koalicionin pas takimit me amerikanët”

“Ali Ahmeti ra dakord me Gruevskin për të formuar qeverinë, por e prishi marrëveshjen pak orë më pas, në orën 21:30 kur u takua me ambasadorin amerikan”, ka shkruar sot agjensia e lajmeve “MINA”, duke e përshkruar këtë si një komplot të ndërkombëtarëve lidhur me dështimin e formimit të qeverisë së Gruevskit ditën e djeshme.

Sipas saj, vetë BDI-ja është krijuar nga amerikanët në vitin 2001 për shkak të konfliktit që ndodhi në Kosovë.

Sipas MINA-s, Ahmeti i ka kërkuar “gjëra absurde” Gruvskit, ku përfshihet një flamur të ri, himn të ri, lirimin e të burgosurve të Kumanovës, zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërrimin e emrit të Maqedonisë etj. /albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu