Rriten temperaturat në Maqedoni, sot deri në 7 gradë Celsius

Moti në Maqedonio sot në mëngjes është i vranët me paraqitje të mjegullës nëpër disa lugina. Temperatura më e ulët është shënuar në Mavrovë prej -9 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 1 deri në 7 gradë. Gjatë ditës do të ketë paraqitje të periudhave me diell në verilindje, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët jugperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët mesatare juglindore.
Në Shkup në mëngjes moti me mjegull. Gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha të shpeshta të diellit gjatë pasdites. Temperatura do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.

Deri të enjten, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha të diellit, më të shpeshta në lindje të vendit. Nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Nga e premtja do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, në malet borë, kryesisht në pjesët perëndimore. Temperatura do të ketë tendencë të rritjes, që do të shkaktojë shkrirje të shtresës së borës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu