Banorët e Kosovës janë më jetëgjatët në Ballkanin Perëndimor, me një mesatare prej 80 vitesh, sipas raportit të Bankës Botërore për jetëgjatësinë e popullsisë së botës, përcjell INA.
Popullsia në Kosovë jeton katër deri në pesë vjet më shumë se banorët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Jetëgjatësia në Shqipëri është 77 vjet, në Mal të Zi 76, në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi 75 dhe në Maqedoni 74 vjet.