Një burrë i vdekur është gjetur në një hotel të Gostivarit, njofton Agjencia e Lajmeve Flaka duke u thirrur në informata të Policisë së Gostivarit.
Flaka mëson që bëhet fjalë për një person i moshës rreth të gjashtëdhjetave i cili ishte akomoduar për banim në hotel Hilton në Gostivar.
Trupi i pajetë është gjetur nga ana e të punësuarve të hotelit, të cilët pastaj menjëherë kanë alarmuar organet e rendit.
Flaka mëson se bëhet fjalë për 60 vjeçarin nga rrethina e Gostivarit, i cili për një kohë të gjatë jetonte në SHBA.
Pas denoncimit, ekipe të policisë, prokurorisë publike dhe mjeksisë ligjore kanë dalur në vendngjarje dhe punojnë në zbardhjen e rrethanave që çuan deri tek vdekja e tij.