Lloga: Shqiptarët në qeverinë e re do të jenë më ulët të përfaqësuar, si në kohën e PPD-së apo Jugosllavisë

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Hristijan Mickoski me veprimet e fundit, por që do të shihet ditën e mërkurë me propozimin e qeverisë, nëse propozon vetëm katër resorë me shqiptarë, atëherë sipas tij, do të jetë niveli më i ulët historik, ndoshta prej 45’ kur Maqedonia ekziston si shtet.

Sepse nuk do të jetë as 20%. Sepse do të jetë edhe kryeministri do të ketë edhe ministra pa resorë dhe zv/kryeministra dhe shqiptarët për herë të parë do të jenë më ulët dhe më poshtë në përfaqësim si në kohën e PPD-së apo si në kohën e Jugosllavisë”, u shpreh Krenar Lloga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu