Treni “Kosova është Serbi” nga nesër në relacionin Nish – Merdare

Është raportuar nga mediat serbe se nesër Serbia do të nisë një tren nga Nishi deri në Merdare

Sipas medias “Novosti Top” thuhet se ky tren do të jetë treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, i cili do të udhëtojë nga Nishi në Merdare, transmeton Gazeta Express.

Treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, pritet të lëshohet nesër në qarkullim nga Nishi në Merdare; Merdare – Prokuplje; Merdare – Nish.

Plani fillestar ishte se ky tren duhej të kishte linjë të rregullt nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut, por nuk arriti ta përfundojë drejtimin e tij, pasi ai u ndalua me 14 janar në Rashkë nga Njësia Speciale e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu