Kryeparlamentari i Shqipërisë në një konferencë përpara gazetarëve ku foli për çështje të ndryshme duke nisur që nga reforma zgjedhore, çëshjtja e pushimit nga detyra e Ylli Manjanit e deri tek zgjedhjet në Maqedoni.
Në fjalën e tij zoti Meta tha se problemet zgjedhore në Maqedoni kanë një efekt negativ tek shqiptarët në Maqedoni.
Ai tha se shpreson që shumë shpejt të gjendet një zgjidhje efikase pasi sipas tij, mirëqënia e shqipëtarëve dhe konfliktet partiake maqedonase kanë një lidhje paralele me një ndikim të dyanshëm.
“Problemet partiake në Maqedoni janë një faktor kyc mbi stabilitetin e Maqedonisë dhe shqiptarëve që jetojnë atje,”-tha ai.