Pas platformës shqiptare, iniciativë edhe për platformë maqedonase nga partia socialiste

Partia socialiste e Maqedonisë sot ka publikuar iniciativën për publikim të një platforme maqedonase të përbashkët në mbrojtje të interesave shtetërore, vitale e nacionale, duke bërë thirje tek të gjitha partitë politike maqedonase që të kycen në përpilimin e saj.

Ashtu si shkruhet në faqen e tyre zyrtare, kjo parti është thellë e shqetësuar lidhur me të ardhmen e shtetit dhe bën thirje që populli maqedonas të bashkohet si dhe bashkësitë tjera etnike në Maqedoni të cilat duan dhe e respektojnë këtë shtet në të cilin jetojnë që të bëjnë një platformë të përbashkët.

Dokumenti sipas tyre duhet të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën dhe në të mund të vendosen cështje lidhur me karakterin e sigurisë, funksionimin e institucioneve, gjuhën, emrin, kulturën,historinë, ekonominë dhe politikën e jashtme.

Nga kjo parti insistojnë që kjo iniciativë të shqyrtohet edhe nga dy partitë më të mëdha në vend dhe në afat prej 5 ditëve të lajmërohen lidhur me pajtueshmërinë e tyre e më pas të nisin pregaditjet si duhet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu