Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi tha se partia e tij është e gatshme të votojë në Kuvend për qeverinë e re nëse presidenti e mandaton liderin e LSDM-së Zoran Zaev. Ibrahimi sqaron se partia që përfaqëson ai është shumë e interesuar për ta larguar nga skena politike Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO – DPMNE lidershipi i së cilës thotë se është i inkriminuar dhe udhëheq politika antishqiptare
Ne nuk e kemi fshehur se nëse është në interes të largimit të VMRO-së dhe këtij lidershipi të saj prej skenës politike në Maqedoni, mund të bashkëbisedojmë me Zaevin për një shumicë tjetër parlamentare”, tha Zeqirija Ibraimi Nënkryetar i Lëvizjes BESA.
Megjithë gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Zaevin, nga Lëvizja Besa thonë se për modalitetet do të diskutohet pasi kreu i social demokratëve të merr mandatin. Lidhur me bashkëpunimin me LR-PDSH-në, Ibrahimit thotë se Sela fillimisht duhet të kërkojë falje për deklaratat kundër lëvizjes BESA.
Për modalitetet e pjesëmarrjes tonë në këtë shumicë parlamentare dhe pastaj në ekzekutiv i bie të flasim në kohën që e merr Zaevi mandatin. Mendoj se është akoma mjaft herët për faktin e thjeshtë sepse në opinion ekziston një skeps e madhe se a thua vallë i mbërrin mandati Zaevit. Po ta marr ai mandatin atëherë do të flasim për mundësit e bashkëpunimit me të”, tha ZEQIRIJA IBRAIMI Nënkryetar i Lëvizjes Besa.
Edhe nga partia LR – PDSH shprehen të gatshëm të bashkëpunojnë me Zaevin nëse mandatohet për formimin e qeverisë. Ziadin Sela thotë se Zaevi, nuk duhet të kërkojë mandatin nëpërmjet pres konferencave duhet të fillojë bisedime konkrete me subjektet politike shqiptare.
Lidhja Socialdemokrate nuk duhet që nëpërmjet pres konferencave të kërkoj mandatin që dikush tia dhuroj. Lidhja socialdemokrate, nëse donë të formojë qeveri dhe i ka numrat do të duhet të nis bisedimet me subjektet politike shqiptare. Dua, sdua unë, fatkeqësisht fillimisht me BDI-në sepse ata i kanë numrat, pa numrat e tyre nuk mund të bëhet asnjë kombinim për qeveri”, tha Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.
Sela në emisionin “200” u shpreh kundër zgjedhjeve të reja dhe për zyrtarizmi të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.
Jo. Për mua do të ishte pranueshme pas 25 viteve demokraci po them parlamentare, sistem shumë partiak, që pas këtyre zgjedhjeve të arrijmë ne të zyrtarizojmë gjuhën shqipe dhe kur të duan pastaj të shkojmë në zgjedhje”, tha Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.
Me tej, Sela tha se LSDM-ja duhet të pranojë që para formimit të Qeverisë të votoj ligjin e përdorimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë./Alsat-m