Rast i rëndë social: Varfëri e skajshme në familjen Qaili nga Shkupi (VIDEO)

Varfëri e skajshme mbizotëron në familjen Qaili nga Shkupi. Frikë deri në palcë nga shkaku se shtëpia mundet që në çdo moment të rrënohet. Ka mungesë të druve për të zbutur acarin. Shtëpia është e ftohtë dhe anëtarët e familjes janë të uritur. Gjendja e rëndë shëndetësore e kryefamiljarit pamundëson atë të punoj dhe ta mirëmbaj familjen, tri vajzat 7, 4, 2 vjeçe të cilat kërkojnë që të jetojnë në kushte normale sikur bashkëmoshatarët e tyre, në këtë mënyrë dhe me kushte të këtilla i shtyjnë ditët kjo familje. Kryefamiljarja Lumturie Qaili, mes lotëve tregon se ka frikë që të bëjë gjumë gjatë natës, sepse shtëpia mund të shuhet në çdo moment, ftohti hynë gjithandej nga dyert dhe dritaret e vjetruara dhe nga muret e krisura, gjë që bënë jetesën shumë të vështirë dhe të pasigurt sepse nuk dihet nëse agimi i ditës së nesërme do t’i gjejë të gjallë.

“Vetëm që nuk na ka zënë përmbys, shtëpia është katastrofë…më shumë kam frikë për fëmijët, që të paktën t’i shpëtoj ato, nuk di çfarë të bëj. sidomos duke u shkrirë bora, najlloni ka rënë, për shkak se bora është e rëndë”, tha Lumturije Qaili, kryefamiljarja.

Kjo gjendje e shtëpisë ka bërë që vajzat e saj të sëmuren nga bronhiti, por kushtet e tyre financiare nuk ju mundësojnë që t’i dërgojnë në mjekë për kurim, kështu me zemër të thyer nëna Lumturija tregon se vajzën e madhe sot e ka dërguar në shkollë në gjendje të keqe dhe sepse e kishte kapluar temperature e lartë. Të jetuarit në këto kushte gjithashtu nuk ju mundëson që fëmijët t’i furnizojnë as me veshje, që të mund në këtë mënyrë ta përballojnë ftohtin e acartë.

“Ftohtë shumë, temperaturat nën minus që kanë qenë, vetëm shpirti ynë e din se si e kemi përballuar”, shtoi ajo.

Kërkesa e vetme e vogëlushes Medinës ishte që t’ia blejnë një kukull.

Lumturia tregoi që kishte ishte drejtuar tek komuna e Çairit për të kërkuar ndihmë dhe ndihmën e vetme që ua kishin ofruar ishin 100 euro.

“Isha tek komuna e Çairit, mi kanë lëshuar 100 euro, e çfarë të bëjë un me ato para, të blej miell, vaj, sheqer, çfarë të bëjë, a kështu duhet t’i ruaj parat për barëra për fëmijët”, tha më tej.

Familja Qaili u bëjnë apel të gjithë njerëzve të mëshirshëm që kanë gjendje të mirë financiare, të ju ndihmojnë që t’i japin fund këtyre ditëve të errta dhe plot ankth nga kjo varfëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu