Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër i parë, e konfirmon marrëveshjen

Qeveria e re do të ketë ende një zëvendëskryeministër të parë. Izet Mexhiti nga “VLEN” do të ulet në karrigen e Artan Grubit, gjë të cilën e ka konfirmuar personalisht sot, ndërsa ka premtuar se nuk do të luajë futboll në zyrë, nuk do të shfaqet me valixhe para institucioneve publike dhe nuk do të merret me bizneset e “Lotarisë” dhe “Soravia”.

“Është e vërtetë kjo, sikur të gjitha të tjerat që kemi thënë”. Me këtë deklaratë Mexhiti ka përgënjeshtruar nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovskin, i cili vetëm dy ditë më parë në një intervistë për Top Tema në “Telma” tha se posti i zëvendëskryeministrit të parë është anuluar.

Mexhiti tha sot marrëveshja për zëvendëskryeministrin e parë është arritur me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu