Taravari, Fetai dhe Qoku vizitën e parë jashtë vendit e realizojnë në Kosovë

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari i shoqëruar nga zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, si dhe deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë si pjesë e ekzekutivit të ri në Maqedoninë e Veriut, e kanë realizuar në Republikën e Kosovës.

Ata janë pritur në takim nga ministri i shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve të përbashkëta institucionale.

“Sot, i shoqëruar nga zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, si dhe Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë jashtë vendit e realizova në Prishtinë, ku takuam homolgun tim Arben Vitia. Me Arbenin, zvhilluam bashkëbisedim vëllazëror rreth sfidave brenda sistemeve tona shëndetësore dhe prioriteteve respektive për periudhën në vijim”, njofton ministri i shëndetësisë në RMV-së, Arben Taravari.

Siç njofton Taravari, ata janë pajtuar për përshpejtim dhe thellim të bashkëpunimeve midis dy qeverive respektive, “si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim e në politika të qeverisjes së mirë, dhe në çdo sektor tjetër relevant për afrimin edhe më të madh midis dy vendeve tona dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve tonë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu