Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani ka njoftuar se në mbledhjen e parë të Qeverisë është sjellë vendim për rritje lineare të pensioneve prej 5000 denarëve.
“SEANCA E 1-rë E QEVERISË ME LAJM TË MIRË PËR QYTETARËT
Në seancën e parë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u vendos për rritje lineare të pensioneve. Pensionet do të kenë rritje prej 5000 denarëve. Në shtator faza e parë me rritje prej 2500 denarë, ndërsa nga marsi me rritje prej 2500 denarë shtesë.
Punojmë për qytetarët. Kalojmë në VEPRIM!”, ka shkruar Murtezani.
Ai po ashtu ka njoftuar se me vendim të qeverisë është emëruar si Koordinator Nacional.