Mickoski i kundërpërgjigjet Radevit që tha se kjo Qeveri ka mungesë të njohurive: Me nënçmime dhe ofendime kjo punë nuk shkon

Kryeministri Hristijan Mickoski dha përgjigje më të përmbajtur ndaj presidentit bullgar Rumen Radev, i cili një ditë më parë kritikoi qeverinë se ka mungesë të njohurive të të drejtës ndërkombëtare dhe evropiane, shkruan Alsat.

Mickoski thotë se fqinjët duhet të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe jo të nënçmojnë njëri-tjetrin.

“Unë dua që ne si shtete ballkanike të ndjekim shembujt e shteteve të tjera si vendet baltike, skandinave dhe gjithë bashkë të bashkuar dhe me marrëveshje, duke ndërtuar ura, të marrim pjesë në tregje të treta para zyrtarëve të BE-së dhe gjithkund nëpër botë, të ndërtojmë një politikë të mirë fqinjësore. Me nënçmime dhe ofendime kjo punë nuk shkon. Unë kam menduar se këtë formë të sjelljes e kemi lënë në mesjetë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër./ Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu