Babai i 2 fëmijëve i vuri flakën vetes dje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.
Xhevit Tarushi, 69 vjeç, ndodhet në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë ndërsa mjekët konfirmuan se ai ka pësuar djegie të shkallës së lartë. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në oborrin e banesës së tij.
Ai ka pritur derisa e shoqja ka dalë të bëjë pazaret e ditës për të kryer aktin e vetëdjegies. Pasi ka marrë benzinën, ka dalë në oborr duke spërkatur trupin dhe I ka vënë flakën vetes.
Ka qenë një fqinj që ka parë ngjarjen dhe ka nxituar t’i japë ndihmën e parë për të shuar flakët dhe më pas ka lajmëruar një autoambulancë dhe policinë.
Sipas burimeve, 69 – vjeçari ka dy fëmijë të martuar dhe jetonte me bashkëshorten e tij në kushte shumë të mira ekonomike. Brenda banesës trekatëshe ku jeton familja Tarushi, ata prej kohësh ngritur një tjetër objekt ku alternatohen 3 – 4 kate. Sipas tyre, destinacioni i këtij objekti është ende i paqartë për ta pasi mund të shërbejë si banesë, si biznes familjar, si hoteleri. Fqinjët hodhën dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me një proces të humbur gjyqësor. Për pronësinë e një pjese të objektit të ngritur nga fëmijët e tij. Këta të fundit kanë qenë emigrant dhe janë kthyer, shkruan Syri.net.
Sipas fqinjëve, “para ca muajsh e humbi gjyqin dhe mesa morëm vesh gjykata kishte vendosur ta shembte një pjesë të objektit. Xheviti e përjetoi dhe kaloi në depresion.”