Kujt duhet t’i përgjigjet Ivanov për shkeljet e bëra?

Ekspertë të Kushtetutës kanë thënë se a do të përgjigjet presidenti Gjeorge Ivanov për gabimin e bërë duke i dhënë mandatin liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevskit, kur ky i fundit nuk e kishte siguruar ende shumicën në Kuvend?

“Në një shtet të së drejtës, mund të jepë përgjegjësi nëse ekziston Kuvendi. Kuvendi ende nuk ka filluar me punë. Thirrje në përgjegjësi mund të kërkohet. Megjithatë, unë pres që Ivanov të vijë deri aty që qytetarët t’i kërkojnë përgjegjësi dhe ai t’ia dorëzojë mandatin jep partisë së dytë.

Ai gaboi njëherë, por mund gabimin ta përmirësojë. Kushtetuta ka vlera- sundimi i ligjit, demokracia, pluralizmi, e gjithë kjo duhet të jetë detyrim për presidentin”, kështu vlerëson ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski.

“Nëse konstatohet shkelje eventuale atëherë duhet të merret parlamenti me dy të tretat e votës dhe rasti kalon të Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të marrë vendimin përfundimtar”, u shpreh Maksim Maksuti.

Ivanovski vlerëson se Ivanov në versionin e parë bëri gabim, sepse nuk pati konsultime me partitë nëse ata mund të bënin shumicën parlamentare apo jo.

“Tani, Ivanov ka mundësi ta pyes Zaevin nëse mund të bëjë shumicën. Nëse ky i fundit e vërteton se mundet, atëherë nuk ka problem kushtetues që mandati t’i jepet Zaevit.

Çfarëdo lojë tjetër, dhënia e mandatit partisë së njëjtë që nuk arriti të formon Qeverinë në mundësinë e parë është shkelje thelbësore e Kushtetutës”, ka thënë ai për “Portalb”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu