Portieri serb provokon tifozët dhe lojtarët e Partizanit, shiheni gjestin e tij! (VIDEO)

Është mbyllur me tension dueli i Ligës së Konferencës mes maltezëve të Marsoshlok dhe Partizanit. Portieri serb i vendasve, Drobnjak, ka provokuar tifozët e Partizanit pas ndeshjes.

Ai iu drejtua me provokime tifozëve të Partizanit që kishin udhëtuar në Maltë, duke shkaktuar situatë kaotike. Skandali i tij nuk mbaroi vetëm me kaq.

Mbrojtësi i Partizanit, Bytyçi rrezikoi konfrontim me portierin Dropnjak. Ishte pikërisht Bytyçi, ai që kuptoi në gjuhën serbe sharjet e portierit karshi tifozëve dhe lojtarëve të Partizanit. Duket se ky eliminim ka bërë që serbi ta humbasë toruan, teksa rrezikon dënim shembullor nga komisioni i disiplinës të UEFA-s.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu