Ndonëse më herët u raportua që Aleksandar Klimovski do të jetë drejtor i ri i Lotarisë Shtetërore, burime të TV21 bëjnë të ditur se i njëjti e ka refuzuar këtë post.
Sipas të njëjtave burime, drejtor i ri në Lotarinë Shtetërore pritet të jetë Johan Tarçullovski. Ndryshe, Tarçullovski pritet ta zëvendësojë Përparim Bajramin, që qëndroi në krye të këtij institucioni.