Najçevska reagon ndaj VLEN pas promovimit të 30 milionë eurove për komunat shqiptare: Po e ndajnë vendin sipas fiseve

Pasi që koalicioni “VLEN” dje mbajti një konferencë për media në të cilën u tha se me ribalancin e buxhetit janë siguruar 30 milionë euro për komunat shqiptare, ka reaguar folur profesoresha maqedonase dhe ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Mirjana Najçevska, përcjell INA.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se “Derisa ky copë vendi të ndahet mes fiseve me ngjyrë etnike, ne jetojmë në shekullin e 19-të”.

“Këta dhe ndjekësit e tyre nuk e kanë idenë se çfarë është demokracia, shteti apo qytetarët. E gjithë kjo është ngecje 200 vjet më parë dhe vlerat e asaj kohe janë të njëjta”, ka shkruar ajo në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu