Pas më shumë se dy orë takimi me presidentin Gjorge Ivanov, kryetari LSDM-së Zoran Zaev, tha se edhe pse e ka kërkuar mandatin nga Ivanov, presidenti i ka kërkuar 61 nënshkrime të deputetëve dhe pastaj do t’ia dorëzojë mandatin.
Në pyetjen se a ka pranuar zgjedhje, Zaev është përgjigjur se LSDM-së më shumë i konvenojnë zgjedhjet e reja, por për arsye se zgjedhjet nuk ju konvenojnë partive tjera, sipas Zaevit zgjedhje nuk do të ketë.
Zaev për zërat e Brukselit tha se nuk janë për koalicion të zgjeruar nga gjithë partitë, por për koalicion për Qeveri më stabile. Ndërsa ka thënë se nuk do të pranojë asnjë koalicion nga personat e dyshuar nga PSP-ja.