Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski së bashku me anëtarët e Komitetit ekzekutiv, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar, Aleksandar Nikolloski realizoi takim me Kristine Althauzer, ambasadoren e Republikës Federale Gjermane në Republikën e Maqedonisë.
Siç informojnë nga VMRO-DPMNE-ja, ambasadorja gjermane ka theksuar se interesi i Gjermanisë për ngjarjet aktuale pas zgjedhjeve në Maqedoni është shumë i madh, dhe është interesuar nëse ka diçka të re në këtë plan.
“Kryetari Gruevski potencoi se jetojmë në një kohë kur punët janë publike dhe nuk ka çka të shtojë më shumë se ajo që veçmë është publikuar. VMRO-DPMNE si parti, e cila fitoi numër më të madh të votave dhe mandateve në Parlament u inkuadrua me formimin e koalicionit me BDI-në, e cila ashtu siç është e njohur, nuk u dakordua. Ajo që pritet është vendimi i presidentit Ivanov, pas çka VMRO-DPMNE-ja do të adaptohet në vendimin e tillë”, thuhet në kumtesën e partisë.
Në të shtohet se ambasadorja gjermane Althauzer është befasuar që kërkohen zgjedhje të shpejta dhe ka theksuar se nevojitet mandati t’i jepet partisë së dytë sipas madhësisë në Maqedoni. Në këtë Gruevski e ka pyetur ambasadoren nëse ajo është sugjerim i saj, pas çka ambasadorja gjermane është shprehur se “ajo është ashtu siç shihet për momentin në Berlin”.