Luiz Ejlli reagon për vdekjen e Faton Hajrizit: Hero duhet t’i themi

Faton Hajrizi u vra pak ditë më parë nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi.

Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe artisti i njohur nga Shkodra dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve, ndersa e ka cilësuar si ‘hero’.

“Në radhë të parë dua t’u shpreh ngushëllime familjarëve të heroit duhet të themi tani të Faton Hajrizit, gjithashtu dhe miqve dhe dashamirëve të tij”, u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu