Cilët janë më të shëndetshëm, mishngrënësit apo vegjetarianët?

Pavarësisht se priren të mos konsumojnë alkool dhe duhan, e gjithashtu angazhohen më shumë në aktivitete fizike, sipas hulumtimeve të fundit, vegjetarianët janë në përgjithësi më pak të shëndetshëm krahas njerëzve që preferojnë konsumimin e mishit.
Personat të cilët nuk hanë mish apo produktet e mishit janë më të prirë të zhvillojnë sëmundje fizike dhe mendore – siç ka treguar studimi i fundit nga shkencëtarët austriakë, transmeton Telegrafi.

Përderisa vegjetarianët bëjnë një jetë më të shëndetshme, kualiteti i përgjithshëm i jetës së tyre është më i keq dhe rrjedhimisht kanë më shumë ‘nevojë’ për vëmendje mjekësore.

Pavarësisht se sa i shëndetshëm mund t’ju duket racioni i vegjetarianëve, ata janë më të prirë ndaj kancerit, alergjive dhe çrregullimeve mendore siç është depresioni.

Ekipi i shkencëtarëve austriakë, i udhëhequr nga doktoresha Natalie Burkert, ka mohuar akuzat se studimi i tyre është vetëm reklamim i industrisë së mishit, duke shtuar se do të bëhen hulumtime të mëtutjeshme për të zbuluar arsyen prapa këtyre rezultateve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu