Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si zëvendësministre në Ministrinë
e Transportit dhe Lidhjeve, njoftojnë nga Lidhja Demokratike.
“Ju njoftojmë se znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri ka marrë zyrtarisht detyrën si zëvendësministre në Ministrinë
e Transportit dhe Lidhjeve.”
Që në marrjen e detyrës zv/ministrja shprehu përkushtimin e saj të thellë për të punuar maksimalisht dhe për të kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe lidhjeve në vendin tonë.
“Jam e nderuar të marr këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe premtoj se do të punoj për të mirën e qytetarëve tanë,” theksoi znj. Zekolli Shaqiri.
“Kontributi im si zëvendësministre do të jetë i rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin e projekteve që do të sjellin përfitime të prekshme për të gjithë.”
Zëvendësministrja ka shprehur vendosmërinë për t’i përmbushur detyrat e saj me efikasitet, duke bashkëpunuar ngushtë”, thuhet në njoftimin e LD-së.