Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, ka thënë se SHBA-të i kanë “mjetet” e nevojshme që mund t’i përdorë para se të ndodhë një përshkallëzim në Kosovë.
Grenell, duke reaguar ndaj njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, ka shkruar në platformën X :
“Jeff (ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier), miku im dhe ish-kolegu im, kjo është një tjetër dogmë e formuluar fort. Ju jeni më të ashpër se kjo. E kuptoj që Shtëpia e Bardhë aktuale e injoron Ballkanin dhe se Kamala Harris as nuk e di se ku është Ballkani, por kjo është e papranueshme”, tha Grenell.