Ministrja e financave: Korridori 8 nuk ka vlerë të shtuar, prandaj nuk është prioritet

Është çështje terminologjie sepse me kryeministrin dhe ministrin e transportit e themi të njëjtën gjë, tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska, duke folur për Korridorin 8 dhe 10, transmeton TV21.

Ajo tha se Korridori 8 nuk është prioritet, pasi sipas saj ai nuk jep vlerë të shtuar.

“Pse nuk është prioritet, sepse nga ky projekt Korridori 8, me buxhet të limituar dhe me mjete jo të mjaftueshme ne nuk fitojmë vlerë të shtuar.”, tha Koçoska.

Ajo pyeti, a njihni ndonjë kompani që sjell prodhime nga Durrësi dhe Burgasi, ndërkaq përmendi se nëpërmjet Korridorit 10 do të ndihmohet bizneseve që të ulin shpenzimet, pasi ata mbushin buxhetin shtetëror.

“Me Korridorin 8 do ta lidhim Durrësin dhe Burgasin. A e njihni ndokënd që sjell prodhime në Maqedoni? Jo. Kilometri është më i madh deri në Durrës dhe Burgas në raport me Selanikun. Duhet të kemi prioritete të kompanive tona dhe t’ua ulim shpenzimet sepse në kohë të afërt, për shkak të dekarbonizimit, do t’u rriten. Askush nuk thotë se Korridori 8 nuk është me rëndësi, por kur kemi mjete të limituara është më se normale që fillimisht t’i ndihmojmë biznesit i cili e mbush Buxhetin, kurse më pas të fokusohemi në Korridorin 8. Ky korridor sigurisht se nuk do të ndalojë dhe asnjëherë nuk do të ndodh ajo, por i japim prioritet kushteve me buxhet të kufizuar të ndihmojmë ku duhet”, tha Koçoska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu