Rriten tensionet mes Beogradit dhe Sarajevës, Bosnjë-Hercegovina i “vë bllok” Vulinit, ja pse nuk u lejua të kalonte

Zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, nuk i është miratuar kërkesa për të mbërritur me helikopter në Bosnje dhe Hercegovinë. Siç tha ministri i Jashtëm i BiH-së, Elmedin Konakoviç në një intervistë për portalin “Klix.ba”, kërkesa ka mbërritur të premten në mbrëmje, duke anashkaluar procedurat.

“Të hënën, nëse do të ishte një person serioz, ne mund të kishim bërë disa përpjekje për ta zgjidhur përfundimisht problemin. Meqenëse është një njeri që sulmon drejtpërdrejt dhe në mënyrë të përsëritur sovranitetin dhe integritetin e Bosnjë-Hercegovinës, financon studentet femra që lavdërojnë kriminelët e luftës, dhe meqenëse ajo pjesë është realisht në juridiksionin tim, nuk e kam nënshkruar atë lloj pëlqimi për shkak të procedurave të gabuara dhe personit në fjalë”, tha Konakoviç.

Ai shtoi se Aleksandër Vulin nuk do të marrë kurrë lejen e tij për të hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai vuri në dukje se nuk mund ta ndalojë Vulin të hyjë në BeH, por kur bëhet fjalë për hyrjen me helikopter, ai pëlqim kërkohet. Vulin është dashur të paraqitet dje në Prebilovci afër Çaplinës, ku po festohet përvjetori i vuajtjeve të popullit serb në Luftën e Dytë Botërore. Vulin, i cili mban postin e ministrit pa portofol në qeverinë e Serbisë dhe është nën sanksionet e SHBA-së, teorikisht kishte mundësinë të hynte në BiH në rrugë tokësore, por ai nuk vendosi ta bëjë këtë. Aleksandër Vulin u tha mediave serbe se “frikacakët dhe të poshtër” ia ndaluan të vinte në Prebilovci, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë dërgoi një notë proteste në Sarajevë ku veprimin e ministrit Konakoviç e cilësonin si shkelje të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu