Mediumi serb “Kossev” ka publikuar disa fotografi nga protesta e serbëve që po kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit.
Protestuesit shihen me disa pankarta në duar ku shkruan: “Në urë mbrojtëm mbijetesën, tani mbrojmë zhdukjen”, “Nëse Kurti e hap Urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për gjithçka”, “Derisa BE dhe SHBA po shkruajnë deklarata, po na dëbojnë”, “Po kërkojmë nga KFOR të dijë të mbrojë”.
Aty janë edhe drejtuesit e Listës Serbe: Zlatan Elek, Dragisa Miloviq, Slavko Simiç, Igor Simiç, Ivan Todosijeviq.
Aktualisht në afërsi të objekteve të Urës së Ibrit janë parë të vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe të KFOR-it. Ndërkaq, Policia e Kosovës është prezente në afërsi të lokacionit ku do të mbahet protesta.