Bekteshi: Kompania hungareze “4iG” është rrezik për Maqedoninë, ka marrëveshje me kompaninë kineze “Huawei2

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pas informacionit nga qeveria që kompania hungareze “Grupi 4iG” është e interesuar të futet në tregun e operatorëve celular në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Bekteshi thotë se kjo kompani paraqet rrezik për infrastrukturën kritike të vendit, pasi ka lidhje me kompaninë kineze Huawei.

“Kompania hungareze 4iG, të cilën qeveria jo legjitime e promovon si operator të ri mobil, ka marrëveshje bashkëpunimi me kompanine kineze Huawei për cloud të ri në mbledhjen e të dhënave. Kjo është në kundërshtim me interesat e partnerëve tanë strategjik, si dhe vendos në rrezik infrastrukturën kritike!”, ka shkruar Bekteshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu