Ali Ahmeti vepron kundër nënkryetarëve të partisë

Mbledhja maratonike e BDI-së për të qenë pjesë e ekzekutivit me VMRO-në e Nikolla Grueskit dështoi shkaku i disa funksionarëve të BDI-së të cilët janë të kapur nga gjitha anët edhe nga Gruevski po edhe nga opozita maqedonase me kërcim për lansimin e disa bombave të reja. Arsyeja tjetër e mos kualicionimit të BDI-së me Gruevskin aspak nuk kanë të bëjnë me parime dhe argumentet që ata thirren, por vetëm nga përplasja e 3 nënkryetarëve me klanin e Ali Ahmetit. Dështimi i nënkryetarëve të BDI-së në mbledhjen e kryesisë mund të konsiderohet edhe si argumenti shtesë se pse BDI nuk u bë pjesë e qeverisë së Nikolla Gruevskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu