Bashkimi Demokratik për Integrim i është rikthyer konsultimeve partiake lidhur me pozicionin e saj pas takimit me presidentin Ivanov. Nga partia e Ahmetit nuk kanë ende qëndrim nëse do të mbështesin Zaevin me nënshkrime në marrjen e mandatit apo nëse do të mbeten në aleancë me Nikolla Gruevskin. Nga BDI-ja thonë se në tavolinë janë të gjitha pesë opsionet, njofton Alsat M.
Derisa partia e Ahmetit nuk ka ende qëndrim, dy partitë tjera lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Zaevin.
Orhan Murtezani nga BESA thotë se përkrahja ndaj Zaevit për marrjen e mandatit duke mbledhur 61 nënshkrime nuk nënkupton që ata me automatizëm do të pranojnë të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Qëndrim të njëjtë ndajnë edhe nga Aleanca për shqiptarët të cilët deklaruan se janë të gatshëm t’i japin mbështetje LSDM-së për formimin e shumicës por Qeveria e ardhshme si kusht duhet të ketë rregullimin e statusit të gjuhës shqipe. Të heshtur vazhdojnë të mbeten dy deputetët e PDSH-së.