Këshilli i përgjithshëm autorizon Ahmetin të fillojë negociata me Zaevin

Këshilli përgjithshëm i BDI-së njëzëri ka autorizuar kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti, të fillojë negociata me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, njoftojnë për Gazetën Lajm burime partiake. Mbi 70 anëtarë të Këshillit kanë përkrahur propozimin që lideri i LSDM-së të marrë mandatin për formim të qeverisë. Burimet tona thonë se kjo do të thotë që deputetët e BDI-së do të nënshkruajnë që Zaev të jetë mandatar, për të siguruar 61 nënshkrime që i kërkon si kusht presidenti Gjorge Ivanov.

Mirëpo të njëjtat burime shtojnë se ende nuk ka garanci se deputetët e BDI-së do ta votojnë Zaevin si kryeministër. Ato theksojnë se BDI mund t’i parashtrojë Zaevit kushte të cilat nuk ia ka parashtruar Gruevskit, me qëllim që ai të mos mundet t’i pranojë dhe më pas t’i kthehet negociatave me një mandatar tjetër të VMRO-DPMNE-së.

“Kjo është arsyeja pse BDI nuk i publikon zyrtarisht kërkesat që ia ka parashtruar Gruevskit, por bëhen interpretime të ndryshme në opinion”, ka theksuar këto burime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu