Kryeministri Mickoski dyshon se zjarret mund të mos jenë të rastësishme

Flakët e zjarrit kanë arritur të deportojnë në shumë vende nga ku dhe kanë shkaktuar kaos në vend. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë njoftuar se gjithsej janë shënuar 49 vatra zjarri, prej të cilave aktive kanë qenë 12, ndërsa 7 prej tyre janë nën kontroll si dhe 30 janë shuar plotësisht. Ndërsa informojnë se për disa prej të cilëve janë nën kontroll, ekipet e Ndërmarrjeve Publike të Pyjeve Nacionale do të kontrollojnë zonat.

12 zjarret prej të cilat janë aktive, bëjnë të ditur se ndodhen në komunat si: Makedonski Brod 1 , Komuna e Koçanit dhe Komuna e Makedonska Kamenicës, Komuna e Resnjës , Komuna e Dollnenit, Komuna e Kërçovës, Komuna e Kërçovës 2, Komuna Mavrovë-Rostushë, Komuna e Novacit, Komuna e Pllasnicës, Komuna Makedonski Brod 2.

Rikujtojmë që Maqedonia e Veriut prej një kohe të gjatë është duke luftuar me zjarre të mëdha pyjore që shkaktojnë dëme të mëdha. Për shkak të zjarrit në mes të korrikut, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje krize për 30 ditë dhe kërkoi ndihmë përmes mekanizmit të BE-së në fushën e mbrojtjes civile.

Gjithashtu, është vënë ndalesë e plotë e lëvizjes në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”, i cili do të zgjasë deri në ditën e shfuqizimit të tij, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 20:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu