A do të mbyllen tërësisht lojërat e fatit? Përplasje mes Hisenit dhe Zeqirit në Daily Click

Mbetet i paqartë fati i lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, qofshin ato online apo me prezencë fizike. Ndonëse Aleanca për Shqiptarët para dy vitesh pati dorëzuar në Kuvend propozim ligj për mbylljen e të njëjtave, nga ASH janë të indinjuar me komisionin për buxhet në Kuvend se propozimi i tyre nuk është vendosur në seancë. Nga ASH krahu i Selës, tanimë pjesë e Frontit Europian, edhe sot e mbështesin mbylljen totale të lojërave të fatit.

Nga ana tjetër Fari Hiseni nga koalicioni VLEN, thotë se në momentin që do të kalojë interpretimi autentik të cilin e kanë kërkuar për lojërat e fatit, do të mbyllen të gjitha organizimet e bixhozit. Me këtë nuk pajtohet Arben Zeqiri, sipas të cilit do të mbyllen vetëm dy kompanitë e reja që u hapën në saje të Lotarisë Shtetërore.

Hiseni nga VLEN premton mbyllje totale të kazinove por me faza. Fillimisht duan ta minimizojnë, e në të ardhmen t’i mbyllin./TV21

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu