Mickoski do ta padis Petrovsken për deklaratat e saj me ngjarjet në Hasanbeg

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në një dalje për media pasditen e sotme ka folur edhe në lidhje me deklaratën e Sllavjanka Petrovskës nga LSDM, e cila kjo e fundit në rrjetin social Facebook shkruajti se prapa përleshjeve me armë në Hasanbeg qëndron Boris Mutkov – Fantom, njeriu i afërt me Mickoskin, përcjell TV21.

Kryeministri Mickoski tha se është konsultuar me ekipin e tij të drejtësisë dhe se do të ngrej padi kundër Petrovskës në lidhje me deklaratat e saja.

“Me keqardhje e lexova statusin e saj, nuk është hera e parë që zonja Sllavjanka Petrovska më sulmon mua dhe familjen time në mënyrë kaq tinëzare, me shumë gënjeshtra, trillime dhe konstruksione. Fatkeqësisht, ajo më akuzoi në mënyrë monstruoze, por këtë ia lë nderit dhe ndërgjegjes së saj. Nuk do të doja të hyja në thellësi të mendimit të saj gjatë krijimit dhe publikimit të këtij postimi. Jam konsultuar me ekipin tim ligjor dhe do të ngre padi, sepse do të dëshiroja që autoritetet, gjykata, ta zbardh plotësisht këtë dhe të shohin se çfarë dëshmi ka zonja Petrovska, se unë kam porositur dhe inkurajuar vrasje. Gjithsesi unë kam familje, familja ime funksionon në qytet dhe nuk dëshiroj që të ndodhen në situatë të papërshtatshme”, deklaroi kryeministri i vendit Hristijan Mickoski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu