Ilire Dauti: Pse Gjykata e Apelit vonon vendimin se kujt i takon ASH-ja, faktet janë të qarta

Sekretarja e përgjithshme e Aleancës pëf Shqiptarët, Ilire Dauti përmes një postimi në profilin e asaj në FB ka folur rreth vonesës së gjykatës së Apelit lidhur me ankimimin e bërë nga siç e quan Dauti “uzurpuesit”.

“Para 5 muajsh, Gjykata Themelore Tetovë vendosi që kryetar legjitim i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela, të cilit i takojnë edhe vulat e subjektit politik. Uzurpuesi e ankimoi vendimin dhe nga atëherë e sot nuk ka një vendim nga Gjykata e Apelit. Shtrohet pyetja, pse kjo vonesë dhe në çfarë shpreson uzurpuesi, kur dëshmitë e paraqitura nga të dy palët kishin mjaftuar për të konstatuar që Aleanca për Shqiptarët i takon themeluesit të saj, z.Ziadin Selës. Më qartas se vota unanime e delegatëve të Kongresit e dëshmuar me nënshkrime përpara gjykatës, që është edhe organi me i lartë i ASH së, as sot nuk ka. Kjo pritje për drejtësi për anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët bëhet edhe më e rëndë kur emri i subjektit i ndërtuar me gjak e me shumë mund, ose nuk përdoret fare nga ai ose përdoret për të shitur e shtypur shqiptarët. E tëra që mund ta marrim dhe ta mbajmë është vetëm ajo që na takon! Aleanca për Shqiptarët dihet botërisht kujt i takon.” shkruan deputetja Dauti, përcjellë Top24.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu