Nga: Muhamer Pajaziti
Faliminderit kryeministër Kurti që ndihmove rrotacionin politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe u hoqe copën e tortës nga goja disa funksionarëve të përjetshëm
Pa ndihmën tuaj do të ishte e pamundur të largohet nga skena politike një parti që kishte qeverisur për më shumë se 20 vite.
Rrotacioni politik shoqërinë shqiptare në Maqedoni e nxjerr më të emancipuar dhe me një vetëdije më të lartë politike.
Rrotacioni politik ndihmon shoqëritë dhe reformon partitë që kanë qeverisur gjatë.
Reformon të gjitha partitë shqiptare që pa dashje apo me dashje sot kontrollojnë dhe kanë futur duartë në sistemin e drejtësisë, në arsim, kulturë, shëndetësi, ekonomi dhe shumë sfera tjera.
Albin Kurti duket qartë se ka për qëllim të krijoj botën shqiptare pa korrupsion dhe jo si kundërpërgjigje ndaj botës serbe, e cila ka për qëllim destabilizimin dhe kriminalizimin e rajonit të Ballkanit.
Të gjithë ato forca politike që sulmojnë Kurtin kanë një gjë të përbashkët, keq qeverisjen dhe korrupsionin që po gërryen shoqëritë tona dhe po i largon të rinjtë nga vendi.