Haradinaj: Që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë, duhet ta ndërrojmë Qeverinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se në mënyrë që Kosova të arrijë të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, duhet ta ndërrojë Qeverinë.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka paralajmëruar se Shqipëria do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027. Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s. Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018. “, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Por, për të arritur që Kosova të jetë në Samitin e NATO-s në Tiranë më 2027, së pari duhet ta ndërrojmë Qeverinë më 2025 dhe të kemi dy vjet pandalur në angazhim të ngushtë me SHBA dhe NATO.”, ka përfunduar kreu i AAK-së./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu