U bë një javë që shefi i CIA-as William Burns amerikane vizitoi si anjëherë më parë tre vendet ballkanik të cilat nuk janë në NATO Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën. Kjo vizitë po komentohet ende në opinionin publik jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Nga informatat që kanë dalë në media flitet se Burns ka qenë shkurt edhe në Bullgari ndërsa në Maqedoni të Veriut ka qëndruar vetëm për pak kohë në Aeroportin e Shkupit, por që ende zyrtarisht nuk është e konfirmuar.
Vëmendje më të madhe kjo vizitë duket se mori në Kosovë ngaqë për dy ditë shefi i CIA-së qëndroi në Prishtinë duke takuar Presidenin, Kryeministin dhe Shefin e AKI-së.
Siguria në rajon dhe forcimi i bashkëpunumit me organet e inteligjencës mes SHBA dhe këtyre vendeve në kohën kur po vazhdon lufta Rusi-Ukrainë, po jepet si qëndrime zyrtare. Por nga ana tjetër nga shumë opinionistë po merret si vizitë që politikanëve kontravers si Dodik në Bosnjë dhe Vuçiç në Serbi, ti tërhiqet vërejtja e fundit që të mos kektojnë me Rusinë për t’i bërë terren për nxitje të ndonjë konflikti të ri në Ballkanin Perëndimor, përcjell INA.
Por se si të lexohet vërtet kjo vizitë e William Bunrs, Agjencia e Lajmeve INA ka marr prononcimet e njërit nga eksertët më me përvojë të sigurisë dhe profesorit Universitar Xhavit Shala i cili këtë vizitë e lidh pikërisht me mundësitë e një konflikti të inicuar nga Rusia në vendet që ende nuk janë në NATO të Ballkanit Perëndimor.
“Vizita dhe takimet e Drejtorit të CIA në Ballkanin Perëndimor kontribuojnë në sigurinë rajonale. Kjo tregon një vëmëndje të shtuar të SHBA për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në kushtet e përpjekjeve të Rusisë dhe aleatëve të saj për të inicuar një konflikt në këtë kompleks rajonal sigurie”, thotë Xhavit Shala. Ai vë theksin tek ajo se kërcënimet kryesore për sihgurinë rajonale dhe lufta hibride e Rusisë ndaj vendeve ballkanike ka mundur të jetë tema kryesore mes shefit të CIA-s dhe liderëve kryesor politike dhe udhëheqësve të shërbimeve inteligjente.
Ne nuk mund të spekulojmë se çfarë ai bisedoi me liderët ballkanik që takoi, përveçse ti referohemi deklararave zyrtare. Por mendoj se në këto takime janë trajtuar kërcënimet kryesore për sigurinë rajonale si lufta hibride e Rusisë, krimi i organizuar dhe terrorizmi dhe roli i aktorëve shtetëror rajonal në raport me këto kërcënime”, thekson për INA Xhavit Shala.
Por ai nuk e sheh si normale vënia në një paralele me Dodikun dhe kryeministrin Kurti siç po bëjnë disa plitikanë dhe analistë në Kosovë. Ai shton më tej se Kurti me Vuçiçin nuk mund të vendosen në një peshore sepse dy liderët sipas Shalës ndjekin politika të ndryshme mbi sigurinë rajonale.
“Por nuk më duket aspak normale trajtimi në jo pak raste dhe jo vetëm më Beograd, duke vendosur në një peshore Dodikun që po përpiqet të destabilizojë një shtet (B H) me Albin Kurtin që po përpiqet të bëjë sa më funksional Shtetin e Kosovës. Nuk mund të vendosim në një peshore Vuçiçin që po kërcënon sigurinë e rajonit dhe shantazhon perëndimin, duke u përpjekur të destabilizojnë dy shtete të rajonit (B.H dhe Kosovën) me Albin Kurtin që thjesht po kërkon e punon për shtrirjen e sovranitetit të Shtetit të Kosovës në cdo pjesë të territorit të saj”, thotë Prof.As.Dr.Xhavit Shala në prononcimin e tij për INA.
Edhe analisti i çështjeve të sigurisë nga Prishtina Agim Musliu mendon se sfida kryesore në botën moderne tani ëshë Vlladimir Putin dhe aleatët e tij duke aluduar në Dodik dhe Vuçiç andaj sipas tij vizitën dy ditëshe të Burns në Kosovës e interpreton si forcim të bashkëpunimit dy dekadësh mes inteligjencs amerikane dhe inteligjencës kosovare në kontekst të zhvillimeve në rajon dhe luftës në Ukrainë.
“SHBA ka ndihmuar shumë institucione të Kosovës që të rriten, por CIA pothuajse “ka rritur me duart e veta” AKI-në! Përveç AKI-së, i gjithë komuniteti i inteligjencës së Kosovës, edhe Policia e edhe FSK, ka marrë praktikat më të mira në luftën e përditshme me sfidat!Sfidat e dy dekadave të fundit kanë qenë të përbashkëta me gjithë Perëndimin! Fillimisht me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme, e tash e një dekadë – e keqja e madhe e botës moderne Vladimir Putini dhe aleatët e tij.Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s. Së bashku, do të tejkalohen të gjitha sfidat”, është shrehur Agim Musliu për RTV Dukagjini në Prishinë.
Ndryshe pas një jave të vizitës së shefit të CIA-s William Burns foli edhe Kryeminstri Albin Kurti. Ai përmendi bashkpunumin mes organeve të inteligjencës mes dy vendeve por që tha se SHBA kujdeset për sigurinë dhe parandalimin e kërcënimeve të sigurisë që mund ti vijnë Kosovës.
Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me SHBA-në dhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kjo është një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe të paqes, stabilitetit e sigurisë rajonale të Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti. (INA)