Tensione në veri të Kosovës, Serbët paralajmërojnë vënien e barikadave

Serbët në veriun e Kosovës kanë paralajmëruar se do të rikthejnë barrikadat këtë fundjavë në veri!

Ky reagim vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mbyllur pesë zyra që vepronin si struktura paralele.

Rasha Rojeviç, kryetari i vetëshpallur i Asociacionit të banorëve të Qarkut të Mitrovicës, deklaroi se të premten do të nisë bllokada e të gjitha kalimeve kufitare në Kosovë. Ai shtoi se barrikadat do të qëndrojnë derisa policia e Kosovës të tërhiqet dhe institucionet të kthehen në duart e serbëve.

“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të vazhdojë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe institucionet e uzurpuara t’u kthehen serbëve. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës,”-deklaroi Rojeviç.

Rojeviç tha se bllokada do të mbështetet nga qytetarët nga Serbia qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska, për të mbrojtur serbët që jetojnë në Kosovë nga një hakmarrje e mundshme nga Policia e Kosovës.

Ai gjithashtu tha se do të sigurohet transport për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevaci, Nishi, Krushevci, Vranja dhe Rashka, dhe se automjetet spitalore do të lejohen të kalojnë gjatë bllokadës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu